HomeDiasporaMirënjohje dhe bashkëpunim: Shoqata “Drita” në pritje zyrtare në Ambasadën e Kosovës...

Mirënjohje dhe bashkëpunim: Shoqata “Drita” në pritje zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Zagreb

-

Siç ka mësuar half24.ch, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb është zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësues të Shoqatës “Drita”, në frymën e bashkëpunimit institucional dhe forcimit të lidhjeve kulturore me komunitetin shqiptar në Kroaci.

Me këtë rast, Shoqata “Drita” ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratën e saj të veçantë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës për pritjen zyrtare dhe mikpritjen e përzemërt të organizuar. Falënderime të veçanta iu drejtuan Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zagreb, Sh.T. dr. Martin Berishaj, për pritjen e realizuar si shprehje vlerësimi nga ana e Ambasadës për pjesëmarrjen aktive të Shoqatës “Drita” në aktivitetin “Christmas Bazaar”.

Shoqata “Drita”, në bashkëpunim me dy ambasadat shqiptare në Zagreb, kontribuoi edhe këtë herë në mënyrë dinjitoze në promovimin e traditave, kulturës dhe vlerave kombëtare shqiptare, duke përfaqësuar me seriozitet dhe përkushtim komunitetin shqiptar në Kroaci.

Në përmbyllje, Shoqata “Drita” vlerëson lart mbështetjen institucionale dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e saj për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të çmuar në të ardhmen, përmes aktiviteteve kulturore dhe komunitare me interes të përbashkët, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...