HomeSportiBajerni në ndjekje të Barcolas: PSG rrezikon të humbasë yllin për 100...

Bajerni në ndjekje të Barcolas: PSG rrezikon të humbasë yllin për 100 milionë euro

-

Anësori i talentuar i PSG-së, Bredli Barcola , po lidhet me një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez, me Bajernin e Mynihut që përmendet si një nga klubet e interesuara.

Burime pranë “Le Parisien” sugjerojnë se Bajerni mund të jetë gati të bëjë një lëvizje për yllin e PSG, Bredli Barcola. Gjigantët e Ligë 1 thuhet se i kanë ofruar 23-vjeçarit një kontratë të re, por Barcola nuk është i gatshëm ta zgjasë marrëveshjen aktuale.

Megjithatë, një transferim verën e ardhshme do të ishte ende shumë i kushtueshëm, pasi sulmuesi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028. Verën e kaluar, bavarezët iu afruan Barcolas, por PSG e bllokoi menjëherë lëvizjen dhe Bajerni përfundimisht nënshkroi me Luis Díaz. Për 23-vjeçarin po diskutohet një tarifë transferimi rreth 100 milionë euro./BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Yamal jashtë sfidës në Champions League, Barcelona konfirmon problemin fizik

0
Ylli i Barcelonës do të mungojë në përballjen kundër Sabah FK në Azerbajxhan për shkak të shqetësimeve në kyçin e këmbës së djathtë. Klubi...