HomeEKSKLUZIVEAmbasadori Ilir Dugolli u takua me Kongresisten Julie Johnson

Ambasadori Ilir Dugolli u takua me Kongresisten Julie Johnson

-

Uashington, D.C. – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Ilir Dugolli, u takua me Kongresisten amerikane Julie Johnson, në një takim të përqendruar në agjendën legjislative të Kongresit dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale politike, prioritetet ligjvënëse në Kongres, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ambasadori Dugolli vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kongresit amerikan për Kosovën dhe rolin e rëndësishëm të SHBA-së në avancimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon.

Takimi u shënua gjithashtu me një shenjë mirënjohjeje nga Ambasadori Dugolli për Kongresisten Johnson, në frymën e festave të fundvitit, si simbol i vlerësimit për angazhimin dhe bashkëpunimin e saj.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe në intensifikimin e kontakteve me përfaqësuesit e Kongresit amerikan, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...