HomeSportiKryeministri Kurti për FC Dritën: Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte...

Kryeministri Kurti për FC Dritën: Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik 

-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit, në prag të ndeshjes ndaj skuadrës holandeze AZ Alkmaar, në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në futboll.

Ndeshja luhet nesër (18.45) në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. 

Pamje nga pritja

Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër.

Përfaqësuesve të klubit, trajnerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.

Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. 

Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook./BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...