HomeEKSKLUZIVEVigan Berisha pjesëmarrës në mbrëmjen kulturore të organizuar nga Konsullata e Turqisë...

Vigan Berisha pjesëmarrës në mbrëmjen kulturore të organizuar nga Konsullata e Turqisë në Cyrih

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, mori pjesë në një aktivitet kulturor të veçantë të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Cyrih. Ftesa erdhi nga vetë Konsulli i Përgjithshëm turk, z. Fazli Corman, i cili mikpriti përfaqësues diplomatikë, figura të komunitetit dhe të ftuar të tjerë në një mbrëmje kushtuar trashëgimisë së pasur të kafes turke.

Aktiviteti u organizua me rastin e Ditës së Kulturës dhe Traditës së Kaffes Turke, një datë që prej 5 dhjetorit 2013 është përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Gjatë eventit, u theksua rëndësia e ruajtjes së traditave shekullore, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të njihen më nga afër me ritualet e përgatitjes dhe shërbimit të kafes turke, e cila konsiderohet një simbol i mikpritjes dhe komunikimit ndërmjet njerëzve.

Z. Berisha shprehu vlerësimin për ftesën dhe theksoi rolin që ngjarje të tilla kanë në forcimin e marrëdhënieve ndërkulturore ndërmjet komuniteteve shqiptare dhe turke në Zvicër. Ai nënvizoi se kultura dhe tradita janë ura të rëndësishme që lidhin popujt dhe promovojnë mirëkuptim të ndërsjellë.

Pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur me atmosferën e ngrohtë dhe programin kulturor, i cili përfshiu prezantime, degustime dhe ekspozime përmes të cilave u shpalos historia e pasur e kësaj tradite orientale.

Ngjarja u vlerësua si një sukses që forcon bashkëpunimin kulturor dhe diplomatik mes institucioneve të dy vendeve në diasporë, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi