HomeDiaspora​Delegacioni i Policisë së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë

​Delegacioni i Policisë së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë

-

Një delegacion i lartë nga Policia e Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe dakordësinë për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.

Dita e parë e vizitës filloi me një vizitë në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë, për të vazhduar më pas me takimin e parë me Shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneral major Emil Tonev, nga i cili u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi.

“Gjatë vizitës, u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik.Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë qëndrimit në Sofje, delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, Haxhi Bajraktari.

Tutje, thuhet se realizimini vizitave të tilla, po mundësojnë shkëmbimin e përvojave policore dhe krijimin e urave lidhëse në mes të organizatave policore, transmeton tel.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...