HomeDiasporaAtdhetari dhe Bëmirësi Fadil Selmani nga Medvegja që jeton në Zvicër e...

Atdhetari dhe Bëmirësi Fadil Selmani nga Medvegja që jeton në Zvicër e Ngushëllon Familjen Thaçi

-

Fadil Selmani, veprimtar i shquar i kauzës kombëtare, bëmirës dhe lobist i palodhur për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.

 

Duke jetuar dhe vepruar në Zvicër, Fadil Selmani njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm në çështjet kombëtare, duke mos harruar asnjëherë atdheun dhe njerëzit e tij. Me këtë rast të dhimbshëm, ai iu drejtua familjes Thaçi me fjalë ngushëlluese dhe respekt të thellë:

“Me rastin e ndërrimit të jetës të babait të ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi (që po mbahet padrejtësisht në Hagë me bashkëluftëtarët e tij), në emrin tim personal, të familjes sime dhe atdhetarëve të Dardanisë Verilindore (Medvegjë), ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit, miqve dhe gjithë rrethit të gjerë shoqëror. Shpirti i Bacit Haxhi pushoftë i qetë në Parajsë! Lamtumirë.”

Ngushëllimi i Fadil Selmanit reflekton dhembshuri dhe solidaritet me familjen Thaçi, duke përkujtuar rolin e të ndjerit Haxhi Thaçi si një prind i përkushtuar dhe figurë e nderuar në komunitetin shqiptar.

helveticALforum

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...