HomeBiznesiPatoku, destinacion turistik - Kjo zonë po tërheq vizitorë të shumtë në...

Patoku, destinacion turistik – Kjo zonë po tërheq vizitorë të shumtë në çdo stinë

-

E vendosur në zonën e Kurbinit, Laguna e Patokut ofron një peizazh magjepsës me ujëra të kristalta, ishuj të vegjël natyrorë dhe një faunë të pasur, duke përfshirë shpendë të rrallë si pelikani kaçurrel dhe flamengot.

Përveç vlerave ekologjike, kjo zonë ka tërhequr vëmendjen edhe për turizmin e qëndrueshëm, me restorante tradicionale që ofrojnë gatime të freskëta të peshkut dhe një mikpritje të ngrohtë nga vendasit.

Interesi për Patokun po vjen gjithnjë në rritje, pasi edhe shërbimet që ofrojnë dhe çmimet janë konkurruese  thotë operatoret turistik.

Laguna e Patokut mbetet një nga destinacionet më të bukura për ata që duan të eksplorojnë një vend të veçantë dhe të shijojnë harmoninë mes natyrës dhe traditës shqiptare, njofton oranews.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...