HomeAtdheuPartitë politike do marrin 20 milionë lekë më shumë. Arsyeja, fushata në...

Partitë politike do marrin 20 milionë lekë më shumë. Arsyeja, fushata në diasporë

-

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 milionë lekë, që do t’iu shpërndahet partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Fondi është rritur me 20 milionë lekë për shkak të angazhimit të partive me votën e diasporës.

“Në këto zgjedhje, partitë politike po shpenzojnë dhe meqenëse kemi edhe diasporën, dhe kemi parë eksponentë politikë të gjithë krahëve që të vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë, a jemi dakord që ta rrisim nga 1,3 në 1,5?” shtroi pyetjen kryetari Eduart Shalsi.

Në zgjedhjet e vitit 2021, fondi i miratuar ka qenë 130 milionë lekë.

Ky fond do u shkojë gjithë partive që në zgjedhjet e fundit kanë arritur të fitojnë 1 për qind të votave në të gjithë territorin e vendit. /Amela Koçerri/rtsh

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...