HomeAtdheuPlani i Rritjes së BP, zgjedhjet shtyjnë disbursimin e 61 milionë eurove...

Plani i Rritjes së BP, zgjedhjet shtyjnë disbursimin e 61 milionë eurove për Kosovën

-

Kosova do të presë deri në konstituimin e Kuvendit të ri për marrjen e këstit të parë prej 61 milionë eurove nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Disbursimi i mjeteve të parafinancimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, të cilat nuk mund të ndodhin tani, pasi ka përfunduar legjislatura dhe vendi mban zgjedhjet më 9 shkurt.

Në Qeverinë e Kosovës, thonë se porsa të miratohen marrëveshjet në Kuvend mjetet do të disbursohen dhe se vonesat nuk ndërlidhen me masat që BE-ja i ka vendosur Kosovës.

Plani i rritjes është kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave Kosova do të përfitojë deri në 882.6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253.3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629.3 milionë euro, janë hua afatgjatë. Qeveria e Kosovës në tetor të vitit 2024 ka miratuar Agjendën e Reformave në kudër të Instrumentit të Bashkimit Evropian për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka aprovuar edhe Komisioni Evropian, njofton oranews.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...