HomeDiasporaArti shqiptar ndriçon Toronton: Ekspozita e Altin Muçiqit mbledh komunitetin në një...

Arti shqiptar ndriçon Toronton: Ekspozita e Altin Muçiqit mbledh komunitetin në një mbrëmje kulturore

-

Siç bën me dije half24.ch, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë në një mbrëmje kulturore të zhvilluar në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto.

Aktiviteti mblodhi artdashës, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kanada, të cilët patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën personale të piktorit Altin Muçiqi. Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të realizuara me një paletë të pasur ngjyrash, që tërhoqën vëmendjen dhe vlerësimin e publikut të pranishëm.

Veprat e Altin Muçiqit shquhen për energjinë e tyre vizuale, lëvizjen e lirë të penelit dhe interpretimin emocional të peizazheve dhe motiveve shqiptare. Ngjyra dhe drita ndërthuren në mënyrë harmonike, duke krijuar thellësi, dinamizëm dhe ndjesi reflektimi, elemente që i japin veprës një identitet të veçantë artistik.

Kjo mbrëmje kulturore u vlerësua si një tjetër shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i promovimit të artit shqiptar në diasporë. Ajo solli ngrohtësi, art dhe frymë bashkimi në zemër të komunitetit shqiptar në Toronto, duke forcuar lidhjet kulturore dhe identitare përtej kufijve, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lajm i mirë për shoferët në Zvicër: Benzina bie në 1.58...

0
Pas muajsh me çmime të larta, tregu i karburanteve në Zvicër po sjell lajme pozitive për shoferët. Në kantonin e Friburgut është zbuluar një...