HomeDiasporaAmbasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, në Ambasadën...

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, në Ambasadën e Kosovës në Uashington

-

Siç mëson half24.ch, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka takuar në Ambasadë Sekretarin e Shtetit të Iowas, z. Paul Pate, së bashku me delegacionin e tij.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shtetit të Iowas dhe Kosovës, si dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të ndryshme.

Ambasadori Dugolli dhe Sekretari Pate ripohuan se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal dhe promovimin e vlerave demokratike, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e veçantë ndërmjet dy vendeve.

Takimi konfirmon edhe një herë rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta Kosovë–SHBA dhe angazhimin për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Ambasada e Kosovës në Uashington, përcjell half24.ch.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...