HomeAtdheuShqipëria merr Presidencën e radhës së CEFTA në vitin 2026

Shqipëria merr Presidencën e radhës së CEFTA në vitin 2026

-

Shqipëria do të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-së në vitin 2026. Ministrja Delina Ibrahimi prezantoi katër prioritetet strategjike që vendi ynë do të udhëheqë gjatë këtij mandati:

– Fuqizimi i bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet palëve të CEFTA-s;

– Rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes së aktorëve ekonomikë dhe socialë në hartimin e politikave;

– Prodhimi i rezultateve konkrete për bizneset, veçanërisht në lehtësimin e qarkullimit të mallrave, Green Lanes, turizmin dhe tregtinë agro-ushqimore;

– Mbështetja e investimeve me vlerë të shtuar, përmes një tregu rajonal më të harmonizuar dhe më të parashikueshëm.

Sipas ministres Ibrahimaj, ky është momenti që CEFTA të kalojë në një moment tjetër të rëndësishëm, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë për ta çuar përpara këtë proces në frymën e integrimit europian dhe të zhvillimit të përbashkët ekonomik të rajonit./BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjermania në gatishmëri për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane

0
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë po përgatitet të diskutojë se si Berlini dhe aleatët e tij evropianë duhet t’i përgjigjen një reduktimi të mundshëm...