HomeDiasporaNga Cyrihu në vendlindje – Bekim Zogaj kryen obligimin qytetar me krenari

Nga Cyrihu në vendlindje – Bekim Zogaj kryen obligimin qytetar me krenari

-

Nga Dashnim HEBIBI

Ish-arbitri i njohur i futbollit në Zvicër, Bekim Zogaj, i cili së fundmi është emëruar menaxher i gjyqtarëve elitarë në Federatën e Futbollit të Zvicrës, sot ka ushtruar të drejtën e votës në vendlindjen e tij.

Zogaj ka udhëtuar enkas për të votuar dhe, pas këtij veprimi simbolik, ai ka deklaruar me krenari:

“Këtu ku ka fillu krejtë, e kryva obligimin. Suksese të gjithëve!”

Ky gjest i tij tregon edhe një herë se mërgata shqiptare mbetet gjithmonë pranë atdheut, në çdo moment të rëndësishëm për vendin.

Bekim Zogaj njihet për atdhetarizmin, profesionalizmin dhe lidhjen e fortë me rrënjët e tij, duke qenë njëkohësisht shembull i miqësisë së qëndrueshme shqiptaro-zvicerane.

Ai jeton dhe vepron me familjen e tij në rrethinën e Cyrihut, ku gëzon respekt të madh si në fushën e sportit, ashtu edhe në jetën shoqërore. /SAM24.info

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Duka zbulon prapaskenat e tentativave për Brajan Grudën

0
Presidenti i FSHF-së konfirmon se Shqipëria ka bërë disa përpjekje për të afruar sulmuesin me origjinë shqiptare në Kombëtare. Megjithatë, dëshira e futbollistit ka...