HomeDiasporaLargësia mund të na ndajë fizikisht, por kurrë shpirtërisht nga rrënjët e...

Largësia mund të na ndajë fizikisht, por kurrë shpirtërisht nga rrënjët e mia!

-

Edhe pse larg, zemra ime rrah për vendlindjen, për Luginën e Preshevës. Aty ku rrugët mbajnë kujtimet e fëmijërisë sime dhe njerëzit flasin me dashuri e krenari. Kujtoj aromën e bukës së sapopjekur nga duart e nënës, zërat e fëmijëve që luajnë në rrugicat e lagjes sime Llapincë dhe mikpritjen e ngrohtë të njerëzve tanë.

Largësia mund të na ndajë fizikisht, por kurrë nuk do të mund të më largojë shpirtërisht nga rrënjët e mia. Shikoj nga larg e lutem për zhvillimin dhe lumturinë e vendit tim.

Pavarësisht ku jemi, ne jemi një – me zemër dhe mendje gjithmonë të kthyer nga vendlindja jonë e dashur. Luginë e Preshevës, je dhe do të mbetesh gjithmonë pjesë e imja! Zot, bekoje!

Nga PhD. Dashnim Hebibi, Preshevë

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Washington Post”: 1000 hapa më shumë në ditë ulin rrezikun për...

0
Të ecësh vetëm 1 mijë hapa më shumë në ditë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të zemrës, veçanërisht...