HomeAtdheuTakimi i ministrave të NATO-s, Vengu: Shqipëria do të shtojë burimet financiare...

Takimi i ministrave të NATO-s, Vengu: Shqipëria do të shtojë burimet financiare për mbrojtjen

-

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, kryefjalë ka qenë rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate, në dritën e negociatave për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, nën impulsin e ri amerikan, pritshmëritë janë të larta për një përpjekje më të madhe të vendeve evropiane në forcimin e kapaciteteve luftarake dhe marrjen e përgjegjësive të reja për mbrojtjen e kontinentit.

“Shpreha gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejmë në:

  • më shumë kapacitete operacionale,
  • ringjallje të industrisë ushtarake,
  • infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.”, shkruan Vengu.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, në këtë kontekst, një industri ushtarake reaguese është kyçe për të prodhuar armatimin, municionet dhe pajisjet e nevojshme.

“Gjithashtu, theksova nevojën për vigjilencë të shtuar të Aleancës në Evropën Juglindore, veçanërisht në raport me Kosovën, si dhe në zonën Adriatiko-Joniane, ku planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi.”, mbyll postimin ministri Vengu, njofton rtsh.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...