HomeKulturaÇmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve

Çmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve

-

Instituti Norvegjez Nobel ka njoftuar se këtë vit janë bërë 338 nominime për Çmimin Nobel të Paqes, duke përfshirë 244 individë dhe 94 organizata.

Ky është një rritje e ndjeshme krahasuar me 286 nominime që ishin bërë vitin e kaluar, por ende mbetet më i ulët se rekordi prej 376 kandidatësh të nominuar në vitin 2016.

Një prej kandidatëve kryesorë është Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili është propozuar për Çmimin Nobel të Paqes nga kongresmeni amerikan Darrell Aisha. Aisha theksoi se “askush nuk e meriton më shumë” çmimin për përpjekjet e Trumpit për paqe në Lindjen e Mesme. Zyra e kongresmenit sqaron se kjo nismë u mor për shkak të kontributit të Presidentit Trump në ndihmën për arritjen e paqes në rajon.

Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase raportojnë se deputeti Oleksandr Mereshko ka propozuar Trump për çmimin Nobel për Paqen që nga nëntori i kaluar, pas fitores së tij në zgjedhjet amerikane. Ky propozim ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e manjatit republikan.

Nga ana tjetër, deputetët e parlamentit norvegjez kanë propozuar edhe disa figura të tjera të njohura për këtë çmim, përfshirë ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe Papën Françesku. Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Paqe iu dha organizatës japoneze Nihon Hidankyo, e cila është aktive në promovimin e paqes dhe disarmimit bërthamor, njofton oranews.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...