HomeEKSKLUZIVERromir Imami, artisti i fotografisë nga Zvicra, mban punëtori në Universitetin e...

Rromir Imami, artisti i fotografisë nga Zvicra, mban punëtori në Universitetin e Tetovës

-

Tetovë, 4 dhjetor 2025 – Artisti i njohur i fotografisë, Rromir Imami, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, do të zhvillojë një punëtori të specializuar për bazat e fotografisë së portretit me studentët e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës (UT). Punëtoria, e titulluar “Një dritë, shumë dritëshkrime”, do të mbahet më 4 dhjetor dhe synon t’i njohë studentët me teknikën dhe estetikën e ndriçimit në portretizim.

Imami shprehu mirënjohjen e tij për ftesën nga Universiteti i Tetovës, duke falënderuar posaçërisht mikeshën dhe ish-kolegen e tij, Jelldez Asani, për mbështetjen dhe angazhimin në realizimin e këtij aktiviteti.

“Të jem mes artit dhe akademisë është gjithmonë një përvojë që më frymëzon—dy botë që e pasurojnë njëra-tjetrën dhe e bëjnë fotografinë edhe më domethënëse,” u shpreh ai, duke theksuar se mezi pret takimin me studentët dhe procesin krijues që do të ndajnë së bashku.

Punëtoria pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të punojnë drejtpërdrejt me një artist profesionist dhe ndërkombëtar të fushës së fotografisë, transmeton half24.ch ( Foto RR.Imami nga FB)

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria drejt një epoke të re të pagesave digjitale: Transfertat bankare...

0
Sistemi i ri TIPS Clone mundëson transferta të menjëhershme ndërmjet bankave të ndryshme, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Në fazën...