HomeSportiIsh-ylli i Barcelonës tërhiqet në moshën 31-vjeçare nga futbolli

Ish-ylli i Barcelonës tërhiqet në moshën 31-vjeçare nga futbolli

-

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 dhe i shtatë trofeve me Barcelonën, dy La Liga, tre herë Kupën e Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës, Samuel Umtiti, i ka dhënë në fund në mënyrë të habitshme karrierës si futbollist në moshën 31-vjeçare.

Umtiti u transferua për 25 milionë euro nga Lyon te Barcelona në vitin 2016 dhe në atë kohë ishte një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë. Karriera i mori një rrjedhë të papritur, ku ndikuan shumë edhe dëmtimet e njëpasnjëshme në gju, gjë që solli largimin nga Barcelona. Huazimi te Lecce fillimisht dhe më pas transferimi te Lille, ku luajti shumë pak ndeshje në dy vite.

Umtiti përfundoi si lojtar i lirë në treg, por gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk gjeti dot ekip të ri. Në këtë mënyrë, francezi vendos të tërhiqet nga futbolli. “Pas një karriere intensive me ulje-ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë… I dhashë gjithçka me pasion dhe NUK pendohem për ASGJË. Do të doja të falënderoja të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe lojtarët me të cilët kam pasur mundësi të punoj”, shkruan Umtiti në një postim në rrjetet sociale, transmeton gtema.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...