HomeDiasporaPROMOVIMI I LIBRIT “KRIMET SERBE NË KOSOVË – RASTI I DEÇANIT” NË...

PROMOVIMI I LIBRIT “KRIMET SERBE NË KOSOVË – RASTI I DEÇANIT” NË WALDKIRCH, ST. GALLEN

-

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Shoqatën Kulturore Shqiptare “Sharri”, siç mëson half24.ch organizon promovimin e librit dokumentar “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, të autorit Adem Lushaj.

Kjo vepër dokumentare trajton krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke kontribuar në dokumentimin e së kaluarës, ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e së vërtetës te brezat e ardhshëm.

Përmes mbështetjes së veprimtarive të tilla, Konsullata e Përgjithshme synon të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës historike, promovimin e kulturës shqiptare dhe afirmimin e së vërtetës për luftën në Kosovë, si dhe në forcimin e lidhjeve me bashkatdhetarët në Zvicër.

Data: E shtunë, 24 tetor 2026

Ora: 19:00

Vendi: Shoqata Kulturore Shqiptare “Sharri”, Lee 1551, 9205 Waldkirch (SG), Zvicër

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë veprimtari kulturore dhe dokumentare, njofton Konsullata e Përgjitshme e Kosovës në Cyrih, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...