HomeDiasporaPeleshi: Polonia, partner i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë

Peleshi: Polonia, partner i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë

-

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim delegacionin e Grupit të Miqësisë së Parlamentit të Polonisë, duke e cilësuar Varshavën një partner të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Polonia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Peleshi, duke theksuar vlerën e përvojës polake në procesin e negociatave dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar dhe dypalësh.“

Kreu i Kuvendit nënvizoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor “ka nevojë për më shumë zhvillim, siguri dhe paqe, si dhe për integrim të plotë europian”, objektiva që, sipas tij, ndahen plotësisht edhe me Poloninë. Në qendër të bisedës ishte edhe kontributi i përbashkët i Shqipërisë dhe Polonisë për mbrojtjen e lirisë dhe përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes në Ukrainë, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...