HomeAtdheuIna Zhupa nga Komisariati 2: Është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan

Ina Zhupa nga Komisariati 2: Është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan

-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart Xhaferrin, pas raportimeve për ndalimin e protestuesve gjatë tubimeve të fundit.

Përmes një deklarate, Zhupa thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe ka bërë të ditur se mes personave të arrestuar ndodhet edhe një fotoreporter amerikan, Michael Moates.

Deputetja ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen protestuesit dhe personat që dokumentojnë zhvillimet në terren, duke e lidhur ndalimin e fotoreporterit amerikan me filmimin e veprimeve të policisë.

“Mos u kurseni! Dhunojnë dhe arrestojnë këdo! Bashkë me kolegun Besart Xhaferri në komisariatin 2, ku ndër të tjerët është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan Michael Moates, vetëm se bën “krimin” që rregjistron barbaritë e policisë!”, tha Zhupa, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova ka humbur 43,8 milionë euro nga BE-ja, rrezikon edhe 131,5...

0
Kosova ka humbur tashmë 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe rrezikon të humbasë edhe 131,5 milionë...