HomeAtdheuForcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme të motit

Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme të motit

-

Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura po realizojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në terrene malore të mbuluara nga dëbora dhe me temperatura nën zero.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, deklaroi se kjo stërvitje synon forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.

“Shigjeta Ilire-26” është konceptuar për të përgatitur trupat në përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale edhe në situata të paparashikueshme dhe të rrezikshme, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Yamal jashtë sfidës në Champions League, Barcelona konfirmon problemin fizik

0
Ylli i Barcelonës do të mungojë në përballjen kundër Sabah FK në Azerbajxhan për shkak të shqetësimeve në kyçin e këmbës së djathtë. Klubi...