Protesta e zhvilluar këtë të shtunë kundër qeverisë në Shqipëri është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasjeje mes protestuesve dhe forcave të policisë, por nuk kanë munguar as skenat që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Një prej momenteve më pikante është shënuar në murin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë lënë një mesazh të qartë politik: “Dorëheqje më 28 nëntor”. Ky mbishkrim duket se është edhe një paralajmërim për protestën e radhës, e cila pritet të mbahet më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Protestuesit paralajmërojnë një mobilizim më të madh, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim të kursit politik të qeverisë. Ndërkohë, përmes thirrjeve publike, pjesëmarrje në protestën e 28 nëntorit kanë paralajmëruar edhe qytetarë shqiptarë nga trevat e ndryshme dhe pjesëtarë të mërgatës shqiptare. Kështu, 28 Nëntori, përveç simbolikës së tij kombëtare, pritet të shndërrohet edhe në një ditë të rëndësishme të mobilizimit qytetar dhe të shprehjes së pakënaqësisë politike në Shqipëri./BW
“Dorëheqje më 28 nëntor”, mbishkrimi para Kryeministrisë paralajmëron protestën e radhës
-
Loading posts…
Duhet ti lexosh
Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...









