HomeDiasporaKryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Sllovenisë, Janša

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Sllovenisë, Janša

-

Prishtinë, 19 tetor 2026 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Janša.

“Dua gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi ai.

Teksa ofroi mbështetje dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian, kryeministri Janša i dëshiroi suksese kryeministrit Kurti dhe shtoi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit.

“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, vazhdoi kryeministri Janša, transmeton Ambasada e Kosovës në Slloveni, përcjell half24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

CDU/CSU kërkon ashpërsimin e ligjit për shtetësinë gjermane: Nga pesë në...

0
Bashkatdhetarët në Gjermani mund të përballen me kushte më të vështira për marrjen e pasaportës gjermane, por për momentin nuk ka ndryshime ligjore. SPD-ja...