HomeDiaspora15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM

15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM

-

Një tjetër sukses për arsimin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Loris Qose, nxënës i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, ka fituar medaljen e artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, ku morën pjesë përfaqësues nga 56 shtete.

Kjo nuk është arritja e parë e 15-vjeçarit. Më herët, Loris Qose u shpall fitues i vendit të parë në Matematikë dhe i vendit të tretë në Kimi në “Neo Science Olympiad”, të zhvilluar në Orlando, SHBA, ku përfaqësoi Shqipërinë dhe u vlerësua me medalje ari në Matematikë dhe medalje bronzi në Kimi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Loris u shpreh se medalja e artë në STEM është rezultat i punës, përkushtimit dhe sakrificës, ndërsa theksoi se është krenar që ngriti sërish flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ai falënderoi mësuesen e tij, Flutura Hoxholli, si edhe të gjithë mbështetësit që e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim drejt suksesit, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...