HomeAktualitetiLezha bëhet gati për 581-vjetorin e Besëlidhjes, qyteti në festë më 1 dhe 2 mars

Lezha bëhet gati për 581-vjetorin e Besëlidhjes, qyteti në festë më 1 dhe 2 mars

-

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës do të kremtohet në një mënyrë të veçantë.

Qyteti do të përfshihet nga atmosfera festive për dy ditë më radhë më 1 dhe 2 mars, ku janë planifikuar të organizohen një sërë veprimtarish, të cilat do të kulmojnë me vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në lulishten përballë memorialit të tij.

Përmes një videomesazhi, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, fton të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit që të bëhen pjesë e festës.

“Ne ju ftojmë që të jeni prezentë në datën 1 dhe 2 mars në celebrimin e kësaj dite, ndër më të rëndësishmet për kombin shqiptar, që është Besëlidhja e Lezhës, dhe vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbe në sheshin po me të njëjtin emër në Lezhë,” tha z. Ndreu. Panair artizanesh, konkurs poezie, koncert dhe ekspozitë pikture, janë disa prej aktiviteteve të planifikuara të organizohen në kuadër të 581-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa të pranishëm për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar do të jenë personalitete nga të gjitha trevat shqiptare, njofton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...