HomeAktualitetiDita Kombëtare e Diasporës, Spiropali: Gur themeli për shtetin dhe kombin tonë!

Dita Kombëtare e Diasporës, Spiropali: Gur themeli për shtetin dhe kombin tonë!

-

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Kryetarin Mark Gjonaj dhe anëtarët Lazim Destani, Emina Cunmulaj, Rosario Petta, Anxhela Paparizo, Ira Londo, Drita Gjongecaj, Mirela Mezani, Vaxhid Sejdiu, Ardian Lekaj, Besmir Rrjolli, Anila Hyka Smorgrav,  Sezar Jakupi, Brikena Muharremi, Ermal Sulaj.

Spiropali u shprehu anëtarëve të Këshillit mirënjohjen për përkushtimin e tyre me pasion e zemër, me fuqi dhe energji intelektuale e shpirtërore  për fuqizimin e bashkëpunimit të komuniteteve të Diasporës me Shqipërinë.

Spiropali dhe anëtarët e Këshillit diskutuan mbi kushtet ligjore për mundësinë e votimit të anëtarëve të Diasporës nga vendet ku jetojnë, të cilat u krijuan  pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Tashmë po zgjidhen edhe modalitetet teknike të realizimit të këtij procesi dhe Kuvendi e Këshilli do të bashkëpunojnë për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese që kjo e drejtë politike e fituar të ushtrohet nga sa më shumë pjesëtarë të Diasporës.

U diskutua gjithashtu edhe mbi rritjen e kontributit të Diasporës dhe të potencialeve të saj financiare, njerëzore e sociale në zhvillimin e Shqipërisë si edhe mbi bashkëpunimin për krijimin e mundësive për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e lindur në vendet pritëse, duke përdorur edhe format e mësimit online. Investimi për gjuhën shqipe, si përbërës i identitetit dhe faktor i bashkimit të shqiptarëve, do të jetë një prioritet i bashkëpunimit të Kuvendit me Këshillin Koordinues të Diasporës”, deklaroi Spiropali. /rtsh.al/

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...