HomeAtdheuProtestuesi thirrje shqiptarëve: Dilni në shesh dhe mbështesni studentët! Janë e vetmja...

Protestuesi thirrje shqiptarëve: Dilni në shesh dhe mbështesni studentët! Janë e vetmja shpresë

-

Një protestues u ka bërë thirrje shqiptarëve të pakënaqur me qeverisjen që t’u bashkohen studentëve dhe të mbështesin kërkesat e tyre. Ai vlerësoi News24 për transmetimin e drejtpërdrejtë të protestave, duke e cilësuar një nga të vetmet media që, sipas tij, i ka pasqyruar zhvillimet pa censurë.

“Ju falënderoj si televizion që për kaq kohë ishit ndër të vetmet media që transmetonit pamjet live dhe pa censurë”, u shpreh protestuesi.

Ai tha se flet si prind dhe se studentët përfaqësojnë shpresën për ndryshimin e vendit. Sipas tij, pavarësisht protestave që vijojnë prej më shumë se 130 ditësh, qeveria nuk ka dëgjuar kërkesat e qytetarëve.

“Unë jam një prind, u them të gjithëve që janë të pakënaqur nga kjo qeveri, të mbështesin studentët. Këta janë  e vetmja shpresë që ky vend do të bëhet. Kjo qeveria që ka 1001 probleme me korrupsion dhe skandale, nuk denjon të dëgjojë kërkesat e protestuesve në 130 e ca ditë.

Shqiptarët nuk blenë dot një banesë. Aq janë rrogat. I bëj thirrje Skëndet Hitajt mos të ketë dhunë,. Dje kishte dhunë barbare ndaj studentëve dhe fëmijëve,. Të bëjë kujdes e të marrë masa, të mos fusë civilët si banditë që rrahin me shkopa gome.

Rama të marrë masa për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NJË VLERËSIM PËR IMAZHIN SHQIPTAR, NJË DEDIKIM PËR JAKUP KRASNIQIN

0
Nga: Saime ISUFI Në Uster të Zvicrës, më 22 nëntor 2026, një personalitet shqiptar nderohet me çmimin “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”. Mirënjohjen e...