HomeAtdheuKurti rrit numrin e votave, Vetëvendosje fiton 51% dhe del forcë e...

Kurti rrit numrin e votave, Vetëvendosje fiton 51% dhe del forcë e parë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

-

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë më shumë se 400 mijë vota në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Sipas të dhënave nga numërimi i 99.82 për qind të votave, Kurti ka marrë më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit 2025, kur kishte fituar 337 mijë e 791 vota.

Në këto zgjedhje, edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka marrë 315 mijë e 138 vota. Me këtë rezultat, ai renditet ndër kandidatët më të votuar në vend.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë, duke siguruar tashmë 51 për qind të votave, transmeton rtk.

Rezultatet e fundit në KQZ

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Milani shkëlqen, Amorim paralajmëron Olympiacosin

0
Trajneri i Milanit vlerësoi paraqitjen e skuadrës në fitoren 5:1 ndaj Frosinones, por kërkoi përmirësime në fazën defensive. Portugezi foli edhe për zëvendësimin e...