HomeEKSKLUZIVEShtatorja e Shën Nënë Terezës bëhet pjesë e guidës zyrtare të historisë...

Shtatorja e Shën Nënë Terezës bëhet pjesë e guidës zyrtare të historisë së migrimit në Winterthur

-

Tekstin dhe fotot: Shefqet Cakolli, President i SH.K.A “Dardania” me qendër në Winterthur

Një vlerësim i rëndësishëm për komunitetin shqiptar dhe për veprën e SH.K.A. “Dardania”.

Një moment me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Zvicër është shënuar me përfshirjen e Shtatores së Shën Nënë Terezës në projektin zyrtar të qytetit të Winterthurit “Winternational – Stimmen der Migration, einst und jetzt”, një guidë kulturore që prezanton historinë e migrimit dhe kontributin e komuniteteve të ndryshme në zhvillimin e qytetit. Projekti synon të bëjë të dukshme historinë e migrimit përmes vendeve simbolike dhe rrëfimeve që pasqyrojnë jetën dhe kontributin e migrantëve në Winterthur.

Në mesin e këtyre pikave me rëndësi historike dhe kulturore tashmë zë vend edhe Shtatorja e Shën Nënë Terezës, e vendosur në Parkun e Qytetit, përballë ndërtesës së AXA Versicherung, në rrugën General – Guisanstrasse. Vizitorët ndalen pranë saj për të dëgjuar historinë e ngritjes së monumentit, simbolikën e tij dhe kontributin që komuniteti shqiptar ka dhënë në jetën shoqërore, kulturore dhe qytetare të Winterthurit. Pas gati tri vite pritje nga shqyrtimi i këtij projekti nga ana e qytetit, shtatorja u inaugurua më 2 qershor 2018, me iniciativën e Shoqërisë Kulturore-Artistike “Dardania” në Winterthur dhe falë kontributit të qindra bashkatdhetarëve shqiptarë, por edhe të nacionaliteteve tjera, të cilët mbështetën financiarisht realizimin e këtij projekti. Pas inaugurimit, monumenti iu dhurua qytetit të Winterthurit, duke u bërë pjesë e përhershme e hapësirës publike dhe një simbol i humanizmit, paqes dhe solidaritetit.

Përurimi i shtatorës më 02.06.2018 në parkun e qytetit në Winterthur

Një koncept artistik unik

Ajo që e bën këtë shtatore të veçantë nuk është vetëm figura e Shën Nënë Terezës, por edhe koncepti artistik mbi të cilin është ndërtuar.
Ideja dhe koncepti i monumentit u hartuan nga vet kryetari i Sh.K.A “Dardania” Shefqet Cakolli, me dëshirën që Shën Nënë Tereza të paraqitej ndryshe nga paraqitjet tradicionale që njihen në botë. Për këtë arsye, ajo u realizua me një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrë dhe me një pëllumb në dorë, si simbol i paqes, dashurisë, shpresës dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve. Ky vizion artistik e bën këtë shtatore unikale në botë, pasi deri më sot nuk njihet një monument tjetër i Shën Nënë Terezës me këtë kompozim artistik. Punimin artistik dhe realizimin e idesë e realizoi me përpikëri mjeshtri i ri, skulptori Bashkim Beqiri, i cili me talentin e tija e realizoj këtë vepër madhështore, në
mënyrën më perfekte, ndërsa derdhja në bronz u realizua nga vëllezërit Bründler, Kunstgieserei në Winterthur. Vlera e këtij koncepti u dëshmua edhe më vonë, kur i njëjti model u realizua edhe në mermer dhe u inaugurua në Panama, në një ceremoni ku mori pjesë edhe -ish
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Një histori që tashmë rrëfehet për brezat

Përfshirja e shtatores në guidën zyrtare të Winterthurit nuk është një rastësi. Ajo është rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet komunitetit shqiptar dhe institucioneve të qytetit. Pedagogia Albulena Kqiku Cakolli gjatë prezantimit të historisë së monumentit. Një rol të rëndësishëm në këtë proces pati edhe pedagogia Albulena Kqiku – Cakolli, e cila përgatiti iniciativën për përfshirjen e shtatores në guidë, hartoi tekstin historik, mbajti disa takime e konsullta dhe pregaditi materialin shpjegues që prezantohet gjatë vizitave. Falë punës së saj, vizitorët njihen jo vetëm me figurën universale të Shën Nënë Terezës, por edhe me historinë e krijimit të monumentit, me simbolikën e tij dhe me kontributin e komunitetit shqiptar në Winterthur, e në veqati kontributit të SH.K.A
“DARDANIA” në Winterthur, me realizimit të kësaj vepre të madhe për kombin tonë.

Sot, grupe vizitorësh, studentësh dhe qytetarësh ndalen pranë kësaj shtatoreje për të dëgjuar historinë e saj. Ajo nuk është më vetëm një monument artistik, por është shëndërruar në një pikë takimi, reflektimi dhe dialogu ndërkulturor, duke përcjellë vlerat universale të paqes, humanizmit dhe solidaritetit që mishëronte vetë Shën Nënë Tereza. Guida e radhës, do të jetë këtë të shtune, më 22 gusht 2026, te shtatorja e Shen Nënë Terezës, në Winterthur, në kuadër të gjitha pikave tjera të kësaj guide të përbashkët!

Një krenari për komunitetin shqiptar

Pllakata e qytetit dhe projekti i realizuar i saj, mesin e këtij projekti edhe shtatorja e Shënë – Nënë Tereza

Përfshirja e Shtatores së Shën Nënë Terezës në guidën zyrtare “Winternational – Stimmen der Migration, einst und jetzt” përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm jo vetëm për figurën e shenjtores shqiptare me famë botërore, por edhe për kontributin e komunitetit shqiptar në jetën kulturore dhe qytetare të Winterthurit. Është një dëshmi se projektet që lindin nga vullneti, bashkëpunimi dhe dashuria për vlerat njerëzore mund të bëhen pjesë e historisë së një qyteti dhe të mbeten trashëgimi për brezat që vijnë. Ajo që nisi si një ëndërr e komunitetit shqiptar në Winterthur, sot është bërë pjesë e historisë zyrtare të qytetit dhe një ndalesë e përhershme në guidën “Winternational
– Stimmen der Migration”. ( Special për half24.ch)

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...