HomeAtdheuHaradinaj bën homazhe në Reçak: Përjetë mirënjohës për ata që u flijuan...

Haradinaj bën homazhe në Reçak: Përjetë mirënjohës për ata që u flijuan për liri

-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës që ndodhi aty. Pasi nderoi martirët e rënë, Haradinaj u shpreh se është përjetësisht mirënjohës ndaj atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës. “Kjo masakër ktheu vëmendjen e NATO-s dhe të Amerikës ndaj krimeve serbe që po kryheshin në Kosovë.

I jemi mirënjohës UÇK-së dhe gjithë brezave që kanë luftuar për liri, përkulemi përjetë. Përjetësisht mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën – ta gëzojmë lirinë”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu tha se drejtësia ende nuk është vendosur për masakrat në Kosovë.

“Është e vërtetë se drejtësia ende nuk është vendosur për masakrat në Kosovë, dhe po ashtu është e vërtetë që padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa nuk gjykohen ata që kanë kryer krime”, deklaroi Haradinaj. /BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...