HomeEKSKLUZIVEFlamuri kuq e zi valëvitet në Amerikë, Bebe Rexha ndan me krenari...

Flamuri kuq e zi valëvitet në Amerikë, Bebe Rexha ndan me krenari pamje nga New York-u

-

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila jeton në SHBA, ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa pamje mbresëlënëse nga Staten Island, New York.

Teksa po bënte një xhiro me makinë, këngëtarja ka filmuar një rrugë të tërë të stolisur me një mori flamujsh kuq e zi me shqiponjën dykrenare, të cilët valviteshin krah flamujve amerikanë.

Këto pamje vijnë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Bebe Rexha, e cila asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për rrënjët e saj shqiptare, duket se edhe këtë herë ka dashur të ndajë me publikun krenarinë që ndjen për origjinën e saj. Flamuri kuq e zi nuk është i panjohur as për artistët e huaj me famë botërore.

Reperi i njohur Drake publikoi një vit më parë një këngë, ku shihej i veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjën dykrenare, simbol i flamurit shqiptar. Në të njëjtën këngë, ai madje përmend edhe Prishtinën”, transmeton gtema.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Milani shkëlqen, Amorim paralajmëron Olympiacosin

0
Trajneri i Milanit vlerësoi paraqitjen e skuadrës në fitoren 5:1 ndaj Frosinones, por kërkoi përmirësime në fazën defensive. Portugezi foli edhe për zëvendësimin e...